DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit kërkon përfundimin e misionit të UNMIK-ut

8 Prill 2025
A A
Gërvalla në OKB: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte ekzistenciale për të ndalur gjenocidin
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i trajtojë seriozisht veprimet destabilizuese të Serbisë kundër Republikës së Kosovës

Njëkohësisht, sipas MPJD-së Gërvalla ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta ndalojë logjikën e mohimit e relativizimit të krimeve të rënda që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ndërsa, duke folur lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku, Gërvalla ka deklaruar se ‘ky nuk ishte thjesht një incident i izoluar’, por një akt i planifikuar agresioni me bazë në Serbi dhe i kryer nga grupe paramilitare të udhëhequra nga terroristi Milan Radoiçiq, ‘një person i lidhur ngushtë me elitën politike serbe’.

“Ta quash këtë një ‘incident serioz sigurie’, siç e përshkruan raporti i UNMIK-ut, është shtrembërim i hapur i realitetit. Ky ishte një akt i pastër agresioni i sponsorizuar, armatosur dhe mbështetur nga Serbia. Ishte terrorizëm shtetëror. Ishte akt lufte”, është shprehur Gërvalla.

Tutje thuhet se ministrja ka vënë theksin edhe mbi sulmin e 29 nëntorit 2024 ndaj kanalit Ibër-Lepenc, një sulm ky që kishte për objektiv infrastrukturën kritike civile dhe që rrezikoi jetën e mijëra qytetarëve.

Gërvalla ka deklaruar se Serbia ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime, përkundër deklarimeve të saj publike.

Gjithashtu, bëhet e ditur se ajo e ka kritikuar raportimin e UNMIK-ut, duke e cilësuar të njëjtin si të njëanshëm dhe në shpërputhje me realitetin në terren.

“UNMIK-u nuk po e dëmton më Kosovën, po e dëmton kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara. Ndryshe nga agjencitë e tjera të OKB-së që janë partnere të vërteta, UNMIK-u është kthyer në një pengesë për të vërtetën”, ka deklaruar ajo.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për drejtësi, Gërvalla ka kërkuar që Serbia t’ia dorëzojë autoriteteve kosovare Milan Radoiçiqin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist, dhe të ndalet mbështetja shtetërore për strukturat kriminale në Kosovë.

“Në përmbyllje, ministrja ka deklaruar se Republika e Kosovës është një demokraci e konsoliduar, që i respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe është model për stabilitet në rajon. Megjithatë, ka shtuar ajo, pa drejtësi dhe pa emërtim të saktë të krimeve, paqja do të mbetet e brishtë”, ka thënë ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 868)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com