DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Britania në OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

8 Prill 2025
A A
Britania në OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën
Share on Facebook

Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka qenë mik afatgjatë i Kosovës dhe se riafirmomi për përkrahjen e Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik, u tha se u bë gjatë vizitës së fundit të Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Përfaqësuesi britanik tha se si përkrahëse e shtetësisë së Kosovës, e mirëpresin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, teksa i inkurajoi të gjitha shtetet që s’e kanë bërë një gjë të tillë, ta bëjnë sa më parë.

“Si përkrahëse e shtetësisë së Kosovës, e mirëpresim njohjen së voni të Kenias. Inkurajojmë të gjithë ata që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më shpejt”.

“Derisa raporti i Sekretarit të Përgjithshëm thekson shumë faktin që ka presion tek serbët në Kosovë, janë përpjekjet e suksesshme të Kosovës për të rekrutuar policë nga komuniteti serb. Shprehim keqardhje që gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet joshumicë nuk kanë kërkuar që të rikthehen në institucionet e Kosovës”, tha përfaqësuesi britanik.

Më tej, ai tha se inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të arritur një marrëveshje normalizuese dhe ligjërisht obliguese.

“Mirëpresim pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës në zgjedhjet paqësore komunale në periudhën e ardhshme dhe inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me Sorensenin për të arritur një marrëveshje normalizuese dhe ligjërisht obliguese duke zbatuar plotësisht edhe marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”, tha ai, njofton Klanosova.tv.

Më tej, përfaqësuesi britanik i kërkoi Serbisë sjelljen para drejtësisë autorët e sulmeve të KFOR-it, atij në Banjskë dhe të bashkëpunojë me Kosovën për t’i identifikuar kryesit e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

“I kërkojmë Serbisë që të sjell para drejtësisë gjithë ata që janë përgjegjës për sulmet e KFOR-it dhe sulmin në Banjskë dhe të bashkëpunoj për të hetuar dhe identifikuar ata që e kanë kryer sulmin në Ibër-Lepenc”.

“Duke marrë parasysh kushtet në terren që s’janë aspak të afërta me vitin 1999, kërkojmë rishikimin e rolit të UNMIK-ut për të siguruar që të vazhdojë përkrahja për stabilitet dhe siguri në Kosovë, por që reflekton botën e vitit 2025”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 521)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com