DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Doktor Ali Hajdari emërohet shef i një klinike të Kardiologjisë në Gjermani

9 Prill 2025
A A
Doktor Ali Hajdari emërohet shef i një klinike të Kardiologjisë në Gjermani
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Ali Hajdari me origjinë nga Drenasi, është emëruar Shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda në landin e Thüringenit, duke u bërë kështu drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë rajon të Gjermanisë.

Këtë ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij suksesi.

“Ju prezantoj Dr. Ali Hajdari, me prejardhje nga Drenasi, i cili nga muaji prill i këtij viti është emëruar Shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda, në landin e Thüringenit. Ai bëhet kështu drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë land”, ka thënë Ajeti.

Dr. Hajdari ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke ndjekur më pas një karrierë të suksesshme profesionale në disa nga klinikat më prestigjioze universitare të Gjermanisë, si ato në Mannheim, Jena, St. Georg Klinikum Eisenach dhe Elisabeth-Klinikum Schmalkalden.

Ai është specialist i Mjekësisë Interne dhe subspecialist i Kardiologjisë, i diplomuar në Qendrën Klinike Universitare të Jenës, dhe gjithashtu subspecializant i Angiologjisë (sëmundjeve të enëve të gjakut).

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 172)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com