DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mustafa i LDK-së: Në Qeveri hyjmë vetëm nëse e udhëheqim atë

10 Prill 2025
A A
Mustafa: Kosovës i duhet një kryeministër që udhëheq me vepra, jo me fjalë
Share on FacebookShare on Twitter

Besian Mustafa nga LDK-ja tha se partia e tij është e gatshme të bashkëpunojë për formimin e Qeverisë vetëm nëse ka postin e kryeministrit dhe mund ta udhëheqë atë qeveri.

”LDK në këto rrethana do të jetë në Qeveri nëse ka postin e kryeministrit dhe nëse e udhëheq atë Qeverinë, do të insistojmë në platformën e dytë që të kemi një stabilitet për zgjedhjen e presidentit”, tha Mustafa.

Ai ka shprehur qëndrimin e LDK-së kundër mundësisë së bashkëpunimit me Vetëvendosjen (VV), duke shtuar se LDK preferon opozitën.

”Mes një qeverie jo stabile dhe opozitës do të zgjedhim opozitën. Si është e mundur të jemi me VV-në kur nuk i shkojmë as në takim. Nuk e ndryshojmë mendimin tonë”, tha Mustafa.

Ai tutje ka shtuar se ”Për të qenë LDK në Qeveri në këtë pikë politike do të insistoj që përveç të udhëheq atë qeveri të ketë edhe qeveri stabile”.

Mustafa tha se partia e tij nuk ka frikë, por ka qëndrime të ndryshme lidhur me të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës, që e bëjnë të pamundur një bashkëpunim me VV-në në kuadër të një Qeverie.

Ai shtoi se refuzimi i LDK-së për takim me Kurtin ka të bëjë edhe me gjuhën e përdorur gjatë fushatës.

”LDK ka një histori, pajtohem që rezultati i kësaj Qeverie është situata në të cilën gjendet Kosova dhe u pajtova se janë shtresuar arsyet e përgjigjes së LDK-së ndaj VV-së, letra ka të bëjë edhe me gjuhën. Nuk ka çështje frike, po ka çështje të mendimeve për të ardhmen e Kosovës për të kaluarën dhe për të ardhmen që nuk dëshirojmë të jemi pjesë e qeverisë me VV-në”, tha Mustafa.

Ai gjithashtu ka shprehur dyshime se një Qeveri e udhëhequr nga LDK-ja mund të rregullojë brenda 7 muajve dëmet që, sipas tij, janë shkaktuar nga qeverisja e Albin Kurtit gjatë 4 viteve të tij në pushtet.

Ai theksoi se përballja me pasojat e këtyre dëmeve do të kërkojë më shumë kohë dhe angazhim.

”Nuk mendoj që brenda 7 muajve edhe një Qeveri e udhëhequr nga LDK-ja t’i kthehet të gjitha dëmet që Kurti i ka bërë për 4 vite”, tha Mustafa. /RTV21

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 185)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com