DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohet ministrja boshnjake

10 Prill 2025
A A
Arrestohet ministrja boshnjake
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të aksionit me emrin e koduar “Zarf”, me urdhër të prokurorit përgjegjës të Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës kanë arrestuar ministren e Ministrisë për Shkencë, Arsimin e Lartë dhe Rininë e Kantonit të Sarajevës, Adna Mesihoviç, dhe ndihmësen e saj, Gjenita Viteskiq.

Ato dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autorizimeve zyrtare.

Më saktësisht, dyshohen për punësime të paligjshme në Ministri, shkruan klix.ba.

Herët në mëngjes janë kontrolluar banesat e të dyshuara dhe zyrat e Ministrisë për Shkencë, Arsimin e Lartë dhe Rininë e Kantonit të Sarajevës. Janë gjetur dokumente dhe sende të tjera që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në vijim.

Aksioni është, ndër të tjera, rezultat i protokollit të nënshkruar për ndjekjen penale të veprave korruptive ndërmjet Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit të Kantonit të Sarajevës dhe Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës.

Ndihmë ka ofruar edhe Agjencia për Siguri dhe Informacion e Bosnjë dhe Hercegovinës (OSA). Në fund, të dyshuarat, pas procedurës hetimore pranë MPB-së së KS-së, do t’i dorëzohen për kompetencë të mëtejshme Prokurorisë së KS-së.

KATEGORITË

  • Botë (1 087)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 900)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com