DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Blloku B2 s’u kthye në punë siç tha ministrja, s’dihet çmimi i energjisë së blerë

10 Prill 2025
A A
Bordi i KEK shkarkon u.d të Kryeshefit dhe zëvendësin e tij, emëron dy tjerë dhe shpall konkurs
Share on Facebook

Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” ka dalë nga funksioni tash e dy ditë.Megjithatë, nuk dihet se kur do të rregullohet.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës nuk dhanë përgjigje në pyetjet e televizionit këtë të enjte, ndërkaq në një postim në rrjetet sociale thanë se dëmi do të rregullohet për 48 orë.Kurse parashikimet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për rregullimin e kësaj njësie nuk dolën të sakta.

Në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, tha se puna përfundon këtë të enjte në orën 08:00 të mëngjesit.“Megjithatë, ekipet janë duke punuar me intensitet të lartë dhe blloku pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit”, ka thënë Rizvanolli.

Ndërkaq, një postim tjetër u publikua në faqen e Ministrisë së Ekonomisë sot gjatë ditës, ku thuhet se punimet po vazhdojnë.“Ministrja Rizvanolli u informua edhe për rrjedhjet që ndodhën në Bllokun B2, me ç’rast i njëjti ishte dashur të nxirrej jashtë funksionit të martën pas mesnate. Ministrja falënderoi punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2”, kanë thënë nga ministria.
Furnizimi me energji elektrike është siguruar për 90% të kërkesave, pasi KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MËh energji elektrike nga burime të jashtme.Kjo energji, sipas profesorit dhe ekspertit të fushës së energjisë, Vezir Rexhepi, është blerë në bursë, sepse nuk mund të sigurohet ndryshe.

Megjithatë, ai insiston në një zgjidhje të përhershme për këto termocentrale, pasi problemi i njëjtë sikurse në vitin 2024 është përsëritur përsëri.“Me kalimin e viteve, remontet janë më të shtrenjta dhe më të kushtueshme. Pyetja pastaj është edhe kostoja e furnizimit të konsumatorëve, që është pyetja më thelbësore, përveç besueshmërisë së tyre, pasi rëniet janë gjithmonë të paparashikueshme”, ka thënë Rexhepi.

Se sa ka kushtuar ky furnizim deri më tani, KEK-u nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit.Dukagjini nuk mori përgjigje as për raportimet në media se momentalisht janë duke u prodhuar vetëm 114 MWh energji, kurse konsumi është rreth 1,000 MWh.

“Mungesa e renovimit të tyre është dështim i menaxhmenteve që nuk i kanë shtyrë proceset përpara për renovimin e këtyre termocentraleve. Faktikisht, tash ndodhemi në një situatë ku kemi ndërprerje të paplanifikuara të këtyre blloqeve, ku mungesa e planifikimit të daljes së tyre nga funksioni na vendos në një pozitë ku detyrohemi të blejmë energji për të siguruar furnizimin”, ka thënë eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa.Arsye e rënies së blloqeve, si në rastin e asaj B2, është vjetërsia e termocentraleve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 510)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 352)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com