DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përkujtohet Agim Ramadani, “Ishte shumë më tepër se një komandant”

11 Prill 2025
A A
Përkujtohet Agim Ramadani, “Ishte shumë më tepër se një komandant”
Share on Facebook

Të rënët e Koshares nuk e kanë ndalur kurrë betejën, por e kanë vazhduar me mjete të tjera, tha

në emër të presidentes Vjosa Osmani, këshilltari ushtarak i saj dhe gjeneral brigade Sefer Isufi, në

26-vjetorin e Betejës së Koshares dhe ditës së rënies heroike të Agim Ramadanit, në aktivitetin

në kuadër të “Ditëve të Shqipes 2025”, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

“Agim Ramadani ishte shumë më tepër se një komandant, ai ishte arkitekt i betejave, por edhe poet i lirisë. Ishte mjeshtër i strategjive dhe taktikave ushtarake, por edhe një shpirt krijues që i jepte ngjyrë ëndrrës për çlirim. Ai nuk komandonte vetëm me urdhra, por me shembull, frymëzim, me dashuri të thellë për çdo ushtar dhe pëllëmbë të këtij atdheu”, tha Isufi.

Gruaja e Agim Ramadanit, komandant Katanës, Shukrije Ramadani, tha se heronjtë na kanë mësuar ndër vite që bashkimi e sjellë lirinë.

“Heronjtë nuk duken si heronj. Ata duken si njerëz të zakonshëm që dinë t’u dridhet buza nga dashuria e t’u ligështohet trupi nga shikimi i të dashurës. Heronjtë janë ata që dinë të bëjnë hapa në vendet ku të tjerët s’guxojnë të shkelin, janë ata që dinë të kthehen edhe nëse nuk vijnë, ata që na falën një rreze shprese atëherë, kur terri mbyt ëndrrat e agimeve, ata që na e kthyen lumturinë atëherë kur prekëm fundin e shpresës. Heronjtë janë ata që na mësuan se pushkët e bashkuara e kanë krismën më të fortë. Heronjtë janë ata që dinë të dashurojnë lirinë dhe të japin jetën për atë liri. Kështu ishe heroi që njoha unë dhe shumë nga ju”, tha Shukrie Ramadani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 548)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com