DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë

17 Janar 2025
A A
Kurti: Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në përvjetorin e 43-të të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, ishte në Deçan, në Dubovik, në vendlindjen Jusufit e Bardhoshit, “për t’i kujtuar te toka e paraardhësve të tyre, e prej nga u nisën edhe ata vetë”.

Kurti në një postim në Facebook, shkruan se Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar i kulluar politik, me vetëdije të lartë, me vullnet të pathyeshëm, me talent të rrallë dhe me energji të pashtershme.

“Jusuf Gërvallën e kanë eliminuar shërbimet sekrete serbe, ashtu siç kishin bërë edhe me të tjerë, bashkë me vëllain e tij Bardhoshin dhe shokun e tyre bashkëveprimtar, gazetarin Kadri Zeka, sepse vetëm duke i vrarë mund t’ua pushonin aktivizmin dhe angazhimin. Por aktivizmi dhe angazhimi për çlirimin e Kosovës vazhdoi edhe pas tyre deri më 1999, kurse përpjekja dhe puna për t’ia shtuar e forcuar substancën lirisë së Kosovës ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot”, shkruan Kurti.

“Ishim për ta kujtuar Jusufin që nga origjina e tij, sepse në rrugën tonë për Republikën e Kosovës, për shtetësi dhe sovranitet, ne jemi bashkë me të dhe ajo është bashkë me neve, Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës:, shkruan tutje Kurti.

Kryeministri Kurti tha se si zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, vetë shërbyesja në këto detyra, Donika Gërvalla është dëshmi e gjallë e triumfit të historisë tonë dhe lirisë së popullit për një Kosovë të pavarur e sovrane, demokratike e prosperuese.

“Dhe në këtë triumf, njëri nga trofetë e mbanë edhe emrin e Jusuf Gërvallës. Lavdi heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, lavdi heroit Kadri Zeka!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

KATEGORITË

  • Botë (984)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 469)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (58)
  • Sport (121)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com