DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KFOR – Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri

11 Prill 2025
A A
KFOR – Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri
Share on Facebook

KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u mbajt në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR shtohet se këtë ceremoni e ka drejtuar komandanti i këtij misioni Gjeneral Major Enrico Barduani.

‘‘Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane 🇮🇹’’, thuhet në njoftimin e KFOR.

Postimi:

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, drejtoi ceremoninë e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u mbajt në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane 🇮🇹.

Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohjen e tij për Nënkolonelin De Santis për udhëheqjen dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar nivelin e lartë të gatishmërisë dhe profesionalizmit të personelit të njësisë. Ai gjithashtu i uroi suksese Nënkolonelit Salvaggio në detyrën e re.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 990)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (457)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com