DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Miftaraj: Sundimi i ligjit në Kosovë në gjendje të brishtë, mungon transparenca dhe përgjegjësia

12 Prill 2025
A A
Miftaraj: Sundimi i ligjit në Kosovë në gjendje të brishtë, mungon transparenca dhe përgjegjësia
Share on Facebook

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, vlerësoi se se sundimi i ligjit në Kosovë vazhdon të jetë në një gjendje jo të pranueshme, si për qytetarët, ashtu edhe për partnerët ndërkombëtarë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Miftaraj theksoi se sulmet e përditshme politike ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe Gjykatës Kushtetuese e dëshmojnë brishtësinë e sistemit të drejtësisë.

“Sundimi i ligjit në Kosovë, fatkeqësisht, sipas raporteve vendore dhe atyre ndërkombëtare, nuk është në nivelin që do të ishte i pranueshëm për qytetarët, për të marrë shërbime të drejta, të paanshme dhe efikase. Vetë fakti që pothuajse në baza ditore kemi sulme politike nga partia në pushtet dhe deputetë të caktuar, qoftë ndaj prokurorëve, gjyqtarëve apo Gjykatës Kushtetuese, tregon qartë brishtësinë, në të cilën po kalon sistemi i drejtësisë në Kosovë” , tha ai.

Miftaraj theksoi se në katër vjetët e fundit ka munguar përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca, duke ndikuar negativisht në besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Republika e Kosovës, sipas Kushtetutës, ka një ndarje të pushteteve që krijon balanca mes tyre, por kur një institucion si ai i drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë, nuk janë në gjendje të mbrojnë pavarësinë e tyre, ndodhin situata ku as qytetarët, as mekanizmat ndërkombëtarë nuk kanë besim në këtë sistem dhe lindin dyshime për paanësinë dhe pavarësinë e tij”, tha ai.

Miftaraj bëri thirrje që qeveria të ndryshojë qasjen dhe të bashkëpunojë me opozitën, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë për të promovuar qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit.

“Ajo që ka munguar në katër vjetët e fundit është përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca e sistemit për t’i ofruar qytetarëve një qeverisje të bazuar në sundimin e ligjit. Nëse prioritetet e qeverisë do të ishin në bazë të dokumenteve strategjike të miratuara nga ajo mund të kishim institucione shumë më të pavarura dhe efikase. Qytetarët do ta kthenin besimin në këtë sistem. Megjithatë, pasi kemi mësuar nga katër vjetët e fundit nuk mund të presim ndryshime të shpejta dhe përmirësime. Si gjithmonë, ka mundësi për ndryshime dhe duhet të besojmë që Vetëvendosje do të ndryshojë qasjen dhe do të bashkëpunojë më shumë me partnerët ndërkombëtarë, opozitën dhe shoqërinë civile për të miratuar politika që promovojnë qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe çka është më e rëndësishme do të rrisin integritetin e institucioneve”, përfundoi Miftaraj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 571)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com