DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AP raporton për rritjen e tensioneve para tubimit proqeveritar në Serbi për të kundërpeshuar protestat e studentëve

12 Prill 2025
A A
AP raporton për rritjen e tensioneve para tubimit proqeveritar në Serbi për të kundërpeshuar protestat e studentëve
Share on FacebookShare on Twitter

Associated Press ka raportuar për rritje të tensioneve në Serbi këtë të shtune para protestës në mbështetje të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili u zotua ta rimarrë kontrollin pas muajve të tërë të protestave masive kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin.

Vuçiq, shkruan AP, po përpiqet të shuajë një lëvizje mbarëkombëtare të udhëhequr nga studentët universitarë, të cilët kërkojnë drejtësi për viktimat e shembjes së mbulesës së një stacioni treni në nëntor, ngjarje kjo që la 16 të vdekur dhe për të cilën shumëkush fajëson korrupsionin e përhapur në institucionet shtetërore.

Studentët serbë u raportua se bllokuan mëngjesin e sotëm kryqëzimin para hyrjes në Novi Pazar për të penguar autobusët e SNS të nisen drejt Beogradit për tubimin “Nuk e japim Serbinë”, por policia ndërhyri ashpër, duke i shtyrë dhe shkelur ata.

Ndërkohë, mediat proqeveritare në Serbi kanë filluar të promovojnë pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve nga e gjithë Serbia në tubimin e sotëm “Nuk e japim Serbinë”, i cili pritet të mbahet në orën 19:00 në Beograd. Në këtë ngjarje do të mbajë fjalim edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

KATEGORITË

  • Botë (1 085)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 856)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com