DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e shqiptares në Itali, bjen deklarata e dorasit – gjaku u gjet në çdo dhomë të shtëpisë, ndërhynë disa persona

12 Prill 2025
A A
Vrasja e shqiptares në Itali, bjen deklarata e dorasit – gjaku u gjet në çdo dhomë të shtëpisë, ndërhynë disa persona
Share on Facebook

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet mbi vrasjen makabre të studentes shqiptare, Ilaria Sula, 22 vjeçe, në Romë. I dyshuari kryesor për krimin është Mark Samson, i cili, sipas raportit të ekspertizës mjeko-ligjore, dyshohet se e ka goditur të renë me thikë disa herë brenda apartamentit në via Homs 8, në lagjen afrikane të kryeqytetit italian.

Në vendin e ngjarjes janë identifikuar “njolla gjaku nëpër dhomat e shtëpisë”, si dhe “në muret e korridorit të banesës”, çka përforcon dyshimet se vrasja është kryer brenda shtëpisë së Samsonit. Autoritetet thonë se ngjarja ka ndodhur “mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç deklaroi autori i dyshuar”.

Trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet pas disa ditësh, në mbrëmjen e 2 prillit, në një shpat të malit Guadagnolo në komunën Capranica Prenestina, i fshehur me qëllim larg syve të publikut dhe autoriteteve.

Hetimet e policisë mjeko-ligjore kanë zbuluar gjurmë gjaku “te dushi dhe në lavamanët e tualetit dhe kuzhinës”, por edhe “te furçat e dyshemesë, te disa doreza apo te doreza e derës së përparme të makinës së Samsonit”, duke dëshmuar përpjekjet për të pastruar vendin e krimit.

Një tjetër element kyç në hetim është blerja e materialeve për pastrim nga ana e të dyshuarit. Sipas TGCOM, “në 26 mars, Mark Samson bleu produkte pastrimi në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh dhe këtë e konfirmon një faturë e lëshuar nga dyqani që është afër shtëpisë.”

Pavarësisht pastrimit, hetuesit kanë mundur të rikuperojnë shenjat e gjakut në disa zona të banesës. Madje dyshohet se “disa persona kanë ndërhyrë për të hequr gjakun”, çka mund të nënkuptojë përfshirje të mundshme të të tjerëve në tentativën për të fshehur gjurmët e krimit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar nëse ka pasur bashkëpunëtorë në këtë akt të rëndë kriminal.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 990)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (457)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com