DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik

14 Prill 2025
A A
Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik
Share on Facebook

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (PLDM) dhe njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është regjistruar sot si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të regjistrimit ai para mediave tha se do të marr pjesë nesër në seancën konstitutive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, dhe se do të votoj për zgjedhjen e kryepalamentarit.

“Do të shohim nesër, do të marrim pjesë në seancë normalisht. Po nëse ka ndonjë propozim që është i arsyeshëm për kryeparlamentar do ta votojmë. Këtë rast LVV ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit prandaj nuk e shoh ndonjë problem aty në atë aspekt”, tha Rashiq.

Ai tutje tha se sa i përket asaj se a janë numrat, nuk është përgjegjësi e tij.

“Do t’më pyesni se a janë numrat, por unë nuk jam përgjegjës për atë çështje. Partia politike që ka marrë gjysmën e ulësve që i takojnë shqiptarëve, normalisht se është adresë e duhur për krijimin e institucioneve”, tha Rashiq.

Ministri në detyrë tutje u shpreh se nuk është optimist që nesër do të votohet edhe krijimi i qeverisë dhe se procesi për krijimin e saj është i gjatë.

Rashiq nuk përjashtoi mundësinë e ndonjë ngërçi të shkurtë politik.

“Nuk jam optimist që do të votojmë nesër për qeverinë…Proces i gjatë nuk është hera e parë që mund të ndodh ndonjë ngërç i shkurtë, kemi pasur rastin në 2014 kur për dy-tre muaj pastaj u zgjidh ajo krizë”, tha Rashiq.

Rashiq theksoi se varianti më i mirë është që LVV ta formojë qeverinë si partia më e madhe, sepse sipas tij çdo opsion tjetër do ta komplikonte procesin.

“Në këtë rast po konsideroj se variant më i mirë do të ishte që partia më e madhe të formonte qeverinë sepse çdo opsion tjetër do të komplikonte shumë më shumë procesin, qoftë demokratizimin, udhëheqjen qeveritare qoftë afrimin e Kosovës drejt BE-së. Opsioni më i mirë është që partia më e madhe të marrë udhëheqjen”, ka thënë Rashiq.

Ai u pyet edhe për shantazhet ndaj serbëve të Kosovës, ku tha se kjo nuk është diçka e re.

“Shantazhet janë prej 2013 nuk është diçka e re. Unë e di që kanë ndodh e po ndodhin ndaj politikës që përfaqësoi unë, bashkëpunëtorëve të mi. Keni parë atë mitingun e madh që ndodhi në Serbi dhe të gjithë ata që kanë shkuar nga Kosova atje kanë qenë të shantazhuar”, tha Rashiq.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 516)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 371)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com