DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Zëri ynë nuk ndalet”, sërish protestë më 19 prill kundër vendimit të ZRRE’së

14 Prill 2025
A A
“Zëri ynë nuk ndalet”, sërish protestë më 19 prill kundër vendimit të ZRRE’së
Share on Facebook

Grupi “Asnjë cent më shumë”, kanë organizuar sërish protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

 

Protesta do të mbahet të shtunën, më 19 prill, duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin Skënderbe në Prishtinë.

 

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se vendimi për rritjen e çmimit është marrë pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe të argumentuara nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

 

Kërkesat kryesore të protestës janë:

 

Shfuqizimi i vendimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike;

Shkarkimi i Bordit të ZRRE-së nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Ky nuk është vetëm një reagim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Kjo është një thirrje kundër gjithë barrës ekonomike që po u vendoset qytetarëve, ndërsa çmimet e produkteve dhe shërbimeve po bëhen të papërballueshme për shumëkënd,” thuhet në deklaratën e organizatorëve.

 

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 974)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (457)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com