DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku: Kurti e ministrat s’mund të zënë ulëse në Kuvend pa dhënë dorëheqje

14 Prill 2025
A A
Abdixhiku: Kurti e ministrat s’mund të zënë ulëse në Kuvend pa dhënë dorëheqje
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur shqetësime për pjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe ministrave të tij në seancën konstituive të Kuvendit që mbahet nesër, më 15 prill.

Abdixhiku theksoi se njëkohësia e funksioneve është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Një kryeministër dhe një ministër nuk mund të ulet në ulësen e deputetit pa dhënë paraprakisht dorëheqje. S’mund të jesh edhe deputet edhe anëtar i qeverisë. Kurti mund të japë dorëheqje aty për aty dhe gjithçka është në rregull.”, tha Abdixhiku.

Ai e cilësoi këtë situatë si manovër politike për të zvarritur konstituimin e institucioneve dhe komentoi edhe për emërimin e kryetarit të Kuvendit.

“Ka një shije demokratike që thotë se ai që do të jetë kryetar i shumicës së deputetëve duhet që së paku ta ketë atë shumicë – 61. Kjo është një lojë shahu kushtetuese – i bardhi duhet të nisë lojën.”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se LDK ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 516)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 372)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com