DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami: Manovrat e Kurtit dhe VV dështuan edhe një herë, pasi iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe

15 Prill 2025
A A
Bajrami: Manovrat e Kurtit dhe VV dështuan edhe një herë, pasi iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe
Share on Facebook

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se akuzat e VV’së për bllokim të Kuvendit filluan të bëhen pasi iu dolën bisedat ku Elbert Krasniqi fliste me “A.K” për krijimin e institucioneve e ku u përmenden “4 vota të Listës Srpska”.

“Manovrat e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes dështuan edhe një herë, pasi iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe. Kur dolën mesazhet dhe të gjithë e kuptuan se Albin Kurtin po e votojnë edhe disa deputetë të Listës Serbe, në skenë dolën shërbëtorët e tij për të akuzuar të tjerët, kinse për bllokim të Kuvendit. Kjo propagandë nuk kalon”, ka shkruar Bajrami.

“Në çfarë situate na kanë sjellë: Ata që për katër vite e kanë shkelë Kushtetutën mbi 10 herë, sot po na e kërkojnë edhe neve ta bëjmë një gjë të tillë. Përgjigjja jonë është JO. E se kush është i paaftë, u pa qartë sot: me gjithë pazaret dhe përpjekjet, LVV arriti vetëm 52 vota”.

“Jepni dorëheqje , dorëzoni ato te Komisioni për Verifikim dhe ne votojmë raportin, duke i hapur kështu rrugë betimit të deputetëve. Deri tani nuk ka dorëheqje zyrtare. Referenca për “deklarime” të 23 dhe 27 marsit nuk është dorëheqje, sepse mbi të gjitha kur jep dorëheqje s’mundesh me u kthy në zyre të Qeverisë e me ushtru funksion prapë. Mbi të gjitha Kuvendi nuk merr vendime mbi deklarata, vendimet në Kuvend merren në bazë të dokumenteve”, ka shkruar ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 520)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 392)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com