DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Damka ia kapi telefonin një gazetari në kuvend, reagon AGK-ja

15 Prill 2025
A A
Damka ia kapi telefonin një gazetari në kuvend, reagon AGK-ja
Share on Facebook

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, e ka penguar gjatë punës së tij gazetarin e Kallxo.com, Shqipron Xhemën, gjatë kryerjes së detyrës se tij sot gjatë seancës konstituive të kuvendit.

AGK-ja tha se sipas raportimeve, gazetari Xhema gjatë përpjekjes për t’ia marrë një deklaratë Damkës lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, i njëjti është përballur me një veprim të papranueshëm fizik nga Damka.

“Deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij, dhe duke e cenuar atë në punën e tij. AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës, është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht e demokracisë”.

“AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim”, thuhet në reagim.

Tutje, AGK-ja tha se liria e medies është një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe çdo përpjekje për ta cenuar atë, është e papranueshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 549)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 651)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com