Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i pyetur se si do të marrin pagat në fund të muajit maj, duke qenë se janë një qeveri në detyrë, tha se përderisa vazhdojnë të kryejnë këtë funksion, do t’i marrin pagat si qeveri në detyrë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, kjo çështje do të shqyrtohet edhe në bazë të praktikave të mëparshme.
“Ne do të vazhdojmë t’i marrim pagat si qeveri në detyrë, përderisa vazhdojmë ta kryejmë këtë funksion. Mund të shohim edhe praktikat nga e kaluara”, tha ai.
