DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Humbën teksa eksploronin kanionin e Peshturës, shpëtohen turistët spanjollë

16 Prill 2025
A A
Humbën teksa eksploronin kanionin e Peshturës, shpëtohen turistët spanjollë
Share on FacebookShare on Twitter

Turistët e rinj spanjollë janë shpëtuar pas një incidenti të ndodhur rreth 100 m nën kanionin e Peshturës, në jug të Shqipërisë.

Burime të TCH nga vendngjarja bëjnë me dije se të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe se operacioni i shpëtimit është drejt përfundimit.

Tre prej turistëve kishin dëmtuar litarin gjatë zbritjes në një ujëvarë të vogël në pjesën e poshtme të kanionit, gjë që ua bëri të pamundur ngjitjen pa pajisje speciale. Për fat të mirë, askush prej tyre nuk ka pësuar lëndime fizike.

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë forcat zjarrfikëse dhe ato policore të Tepelenës dhe Gjirokastrës, të cilat kanë ndërhyrë në kohë për të ndihmuar të rinjtë. Turistët spanjollë ishin duke eksploruar zonën pa një guidë të licencuar, duke rritur rrezikun në terrene të vështira si ai i kanioneve.

Ky nuk është rasti i parë i incidenteve të ngjashme në jug të vendit. Eksplorime të pasigurta në kanionet e Nivicës dhe Langaricës kanë sjellë më parë situata të ngjashme, duke ngritur shqetësime për sigurinë e turistëve dhe nevojën për orientim profesional në zona të rrezikshme natyrore.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 228)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com