DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtatë vjet burgim për krime lufte ish-gardianit të burgjeve të Lipjanit dhe të Prishtinës

17 Prill 2025
A A
Shtatë vjet burgim për krime lufte ish-gardianit të burgjeve të Lipjanit dhe të Prishtinës
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me shtatë vjet burgim të akuzuarin për krime lufte, Dragisha Milenkoviq. Trupi gjykues i kryesuar nga Kujtim Krasniqi shpalli fajtor Milenkoviqin edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje për çka u dënua me 1500 euro gjobë.

Më 26 dhjetor 2023, Prokuroria Speciale e pati ngritur aktakuzën kundër Milenkoviqit për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile si dhe për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori special Atdhe Dema, thuhet se Milenkoviq, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe atij të Lipjanit, Lubomir Çimburoviq, drejtor i Burgut të Prishtinës, si dhe zyrtarët korrektues, Predrag Bradiq e Milivoje Iviq, kanë keqtrajtuar të burgosur shqiptarë nga 24 maji deri më 10 qershor 1999.

I pandehuri akuzohej se në cilësinë e ish-gardianit të Burgut të Prishtinës dhe të Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgjeve, në mënyrë sistematike kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, duke i rrahur me shqelma e grushte, deri në alivanosje dhe, si rezultat i kësaj, duke iu shkaktuar lëndime trupore dhe dhunë psikike.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, Milenkoviqi akuzohej se gjatë periudhës prej 24 maj të vitit 1999 deri në datën 10 qershor të vitit 1999, në burgun e Lipjanit, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë, pasi i kanë transferuar të burgosurit shqiptarë nga burgu i Dubravës në burgun e Lipjanit, fillimisht duke formuar një kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët, ku të burgosurit ishin detyruar të kalonin përmes atij kordoni, i kanë rrahur të burgosurit me mjete të forta, me shkop gome, me grushte, me shqelma dhe, pas kësaj, në mënyrë sistematike janë keqtrajtuar duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 550)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 664)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com