Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpalli vendimin në lidhje me kërkesën e Salih Mustafës, duke konkluduar se nuk kishte shkelje të Kushtetutës së Kosovës apo të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Mustafa kishte paraqitur pretendime për shkelje të të drejtave të tij në procesin penal kundër tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës, shkruan Ekonomia Online.
Gjykata shpalli të papranueshme disa ankesa të tij dhe rrëzoi të tjera, duke përfshirë pretendimet për shkelje të të drejtës për gjykim të drejtë dhe të drejtës për dënim të butë.
Përfundimisht, kërkesa e tij për shkelje të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane u refuzua.