DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kajtazi thotë se Kurti po e luan me Limajn kartën e Listës së Zezë nga ShBA-ja

18 Prill 2025
A A
Kurtan Kajtazi: PDK është e krijuar për projekte të mëdha, qytetari i Kosovës do t’i shoh sërish pas 9 shkurtit
Share on Facebook

Vehbi Kajtazi thotë se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet ta distancojë Fatmir Limajn nga ambicia për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës duke e përdorur kartën e “Listës së Zezë të ShBA-ve”.

Gazetari Kajtazi tha të enjten se Kurti po thirret në argumentin se Limaj është në Listën e Zezë të ShBA-ve për të mos e propozuar atë për postin e kryeparlamentarit.

“Çështja qëndron në faktin që z. Limaj është në Listën e Zezë të Amerikës. Dhe, sipas këtyre tash, regjimi i Albin Kurtit po thirret në argumentin se ndërkombëtarët po janë kundër që z. Limaj të jetë kryetar kuvendi për shkak se është në Listën e Zezë të Amerikës dhe duhet dikush tjetër”, tha Kajtazi.

Po ashtu, Limaj nuk do të marrë post ekzekutiv për shkak të situatës në kuvend, sipas Kajtazit.

“Unë jam i bindur që z. Limaj nuk merr post ekzekutiv për shkak të numrave sepse është i kurthuar dhe e humb një mandat në kuvend”, tha ai.

Por, sipas Kajtazit, Limaj ndodhet në Listën e Zezë të ShBA-ve për çështje të luftës dhe se kjo nuk përbën ndonjë problem më shumë sesa po argumenton LVV-ja.

“Në fund të fundit, z. Limaj ka qenë edhe ministër dhe ka qenë në Departament të Shtetit në Amerikë edhe me këtë hipotekë që e ka. Krejt këto janë lojëra që këta duan ta shtyjnë pafundësisht procesin dhe me pasë mundësi me i akuzu të tjerët duke e projektu fushatën e ardhshme, sepse këta në kokën e vet e kanë fushatën e ardhshme”, përfundoi Kajtazi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 667)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com