Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se 18 prilli është ditë nderimi për dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për lirinë e vendit, raporton Ekonomia Online.
Këtë deklaratë e bëri në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen dhe demokracinë e vendit..
“Sot e gëzojmë lirinë dhe planifikojmë për të ardhmen falë sakrificës së tyre. Sot është 18 prilli, Dita e Dëshmorëve të Prishtinës, ku në të gjitha pjesët e Prishtinës bëjmë homazhe sot si gjithmonëe, si çdo herë me komandantin Sopi dhe me komandantët e tjerë që na u bashkangjitën, që t’ju bëjmë homazhe t’ i respektojmë dëshmorët e heronjtë tanë. Po ashtu edhe respekt ndaj familjeve të dëshmorëve, heronjve tanë në këtë datë të madhe për sakrificën që kanë dhënë dëshmorët për vendin tonë, që sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë, ta gëzojmë demokracinë dhe të jemi të lirë të planifikojmë për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.
