DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajraktari: Konstatimi i Dhomave të Specializuara në rastin kundër Salih Mustafës është shqetësuese

18 Prill 2025
A A
Bajraktari: Konstatimi i Dhomave të Specializuara në rastin kundër Salih Mustafës është shqetësuese
Share on Facebook

Avokati, Ardian Bajraktari, tha se konstatimi i Dhomes se Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në rastin kundër Salih Mustafës është shqetësuese.

“Gjykata konstaton, përkatësisht merr për bazë, vetëm nenin 162, paragrafin 1, të Kushtetutës së Kosovës dhe thekson se “Dhomat e Specializuara funksionojnë në pajtim me kornizën e tyre ligjore, brenda sistemit juridik të Kosovës”. Gjithashtu, u konstatua se i vetmi ligj detyrues në fuqi lidhur me dënimin në Dhomat e Specializuara, është Ligji nr. 05/L-053, për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që nuk u kërkon trupave gjykues të zbatojnë ligje të tjera të Kosovës në dhënien e dënimeve për krime ndërkombëtare, por vetëm t’i mbajnë parasysh ato ligje.

Megjithatë, është paragrafi 2, i nenit 162, që thotë se Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të specializuar, i cili thekson se do të garantojnë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe në veçanti do të veprojnë në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22, dhe në varshmëri me Nenin 55″, shkroi ai.

Ai tha se ky mekanizëm është në dëm të drejtave të të pandehurve.

“Ky mekanizëm qëllimisht po e kufizon mandatin e tij në dëm të drejtave të të pandehurve.

Ky më nuk është zbatim i ligjit, por, është keqpërdorim i qëllimshëm i ligjit. Ky nuk është gabim profesional, është më shumë se kaq!

Kjo shmangie nga zbatimi i parimeve bazë të drejtësisë lidhur me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës, instrumentet ndërkombëtare duke përfshirë edhe mos-zbatimin e ligjit më të favorshëm është e frikshme”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 527)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 723)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (307)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com