Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të shtunën moti do të jetë me diell dhe me vranësira ë shpërndara.
“Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim,
Kurse, të dielën parashihet që temperaturat maksimale të ditës të lëvizin në mes 19 dhe 24 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, bëri të ditur IHMK-ja.
Në ditën e fundit të kësaj jave, IHMK-ja tha se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë deri mesatare.