DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Peci pajtohet me propozimin e Memli Krasniqit: Data 15 qershor, mundësi për zgjedhje të reja

18 Prill 2025
A A
Peci pajtohet me propozimin e Memli Krasniqit: Data 15 qershor, mundësi për zgjedhje të reja
Share on Facebook

Pas dy dështimeve për konstituimin e Kuvendit, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se ekzistojnë dy mundësi për zgjidhjen e situatës politike.

Peci thotë se opsioni i parë është që formimin e qeverisë ta bëjë LVV-ja dhe opsioni tjetër është shkuarja në zgjedhje.

Madje, për opsionin e dytë, Peci bazohet në propozimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka propozuar që Kosova të shkojë në zgjedhje më datë 15 qershor.

Për këtë propozim, Peci vlerëson që nuk duhet të hedhur poshtë si mundësi.

“Nuk mundemi ne të votojmë për mandatet e deputetëve të tjerë, ndërsa ata të mohojnë ekzistencën e vetë, duke tentuar që me e demtua në këtë rast koalicionin dhe kryeministrin Albin Kurti.  Opsioni tjetër që unë mendoj që është real dhe që mundet me ndodhë dhe që mundet me qenë në dobi ndoshta edhe të Kosovës dhe të leksionit të këtyre që mohojnë vullnetin e qytetarëve. Meqenëse, PDK-ja ka dalë me propozime konkrete. E pash që kryetari i kësaj partie, ka deklaruar që data 15 qershor mund të jetë njëra prej datave të përshtatshme për zgjedhje të reja. Unë mendoj që nuk është propozim i keq. S’po them që e përkrahi, por s’është propozim që duhet me hedh poshtë. Bile, ka bërë mirë që nuk ka bërë një propozim të mëhershëm, posaçërisht me atë pjesën që ndërlidhet me datën 12 qershor, për shkak që është Dita e Çlirimit. Ta festojmë këtë festë, dhe është mundësia që edhe data 15 qershor të jetë një datë që potencialisht, ose një datë tjetër e mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, tha Peci.

Ai thotë se LVV-ja nuk është duke bërë kalkulim me opsionin e dytë, por që sipas tij është legale dhe Kushtetua e Kosovës e lejon edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Nuk është kalkulim, është çështje legale dhe kushtetuese. Ne nuk jemi për të shkaktuar shkelje ligjore dhe kushtetuese”, deklaroi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 893)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (454)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com