Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, foli për një “dakordim unanim” pas një takimi konsultativ që mbajti kryesuesi Avni Dehari me përfaqësues të partive politike para seancës, raporton Ekonomia Online.
Por, ajo tha se sa i përket kërkesës së partive opozitare për dorëheqje të qeveritarëve, s’kanë ndërmarrë diçka tjetër.
“A i keni dorëzuar dorëheqje siç i ka kërkuar opozita?”, e pyetën gazetarët Haxhiun.
“Asnjë veprim tjetër nuk e kemi bërë në raport me dorëheqjet përveç atyre që i kemi bërë para seancën konstituive. Pra, ne ju kemi njoftuar që edhe para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve edhe para seancën konstituive, ne i kemi dorëzuar dorëheqjet te kryeministrit dhe tek ne s’ka ndërruar asgjë. Ne jemi në qëndrimin që e kemi pasë që nga fillimi”, tha ajo.
