Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme as në raundin e dytë të votimit.
Ajo mori 57 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenime.
Seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se Kuvendi do të vazhdojë punimet të hënën, në orën 15:00.