Të paktën pesë persona janë mbytur pasi dallgët e mëdha kanë goditur disa pjesë të Australisë, raporton BBC.
Edhe dy persona të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.
Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathras në Uellsin e Ri Jugor. Kjo ndodhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre mbeti në det në San Remo të Victorias.
“Një nga gratë arriti të kthehej në breg, por gruaja tjetër dhe burri nuk mundën”, ka njoftuar policia e këtij vendi.
Kryeministrja e Victorias, Jacinta Allan, tha se ky është një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.