DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haliti: Bllokimi i Kryeparlamentarit, rruga më e lehtë nëse VV-ja dëshiron zgjedhje të reja

21 Prill 2025
A A
Xhavit Haliti jep dëshmi në Bruksel për rastin e vrasjes së Enver Hadrit
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje (VV) të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, duke theksuar se kjo është një mundësi që i jep Kushtetuta, por se situata aktuale mbetet e vështirë për VV-në.

“Tani, procedura kushtetuese ia mundëson VV-së që ta propozojë përsëri zonjën Haxhiu,” tha Haliti, duke shtuar se kjo është çështje e brendshme e VV-së, nëse kanë marrëveshje për votimin e saj apo jo. “Por, mendoj që ata nuk e kanë nxjerrë emrin e saj për ta ‘djegur’, por për ta zgjedhur,” theksoi ai.

Haliti për GazetaBlic theksoi se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit i takon partisë ose koalicionit më të madh parazgjedhor.

“Dihet që, sipas Kushtetutës së Kosovës, propozimi dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit i takon partisë ose koalicionit më të madh parazgjedhor,” tha ai.

Ai gjithashtu ka përmendur se, nëse VV dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, bllokimi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit është një nga opsionet më të lehta.

“Nëse VV dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, bllokimi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit është më i lehti,” tha Haliti.

Në fund, ai ka paralajmëruar se, nëse opozita nuk e voton Haxhiun, atëherë ajo do ta ndihmojë rënien e kësaj legjislature.

“Prandaj, opozita ose duhet ta votojë dhe ta ketë kryetare gjatë legjislaturës së tashme, ose edhe ajo do ta ndihmojë rënien e kësaj legjislature,” përfundoi Haliti.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 511)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com