Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se qëndrimet e partisë janë të njëjta dhe se edhe sot do të votojnë kundër propozimit për Albulena Haxhiu – kryeparlamentare, raporton Ekonomia Online.
“ Ne kemi thënë që njohim të drejtën e partisë së parë që të propozoj kandidatin për kryetar Kuvendi, por parlamenti është kompromis. Kam dëgjuar parti të tjera që kanë gatishmëri për të votuar për kandidatë të tjetrë, ndoshta duhet gjetur gjuha e kompromisit me ato parti që kanë gatishmëri. LDK do të vazhdojë të votojë njëjtë”, tha Abdixhiku.
