DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu: LVV nuk i ka numrat për Qeverinë prandaj po bllokon Kuvendin

21 Prill 2025
A A
Haxhiu: Më përpara e prej dorën sesa e çoj për ta votuar Kurtin për kryeministër
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po vazhdon me “makinacionet e bllokimit” të konstituimit të Kuvendit, për shkak se, sipas tij, nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë.

Në një deklaratë në Facebook, Haxhiu tha se sot LVV bëri një “gafë të radhës”, duke shkelur rregulloren e Kuvendit përmes kryesuesit të seancës.

Ai theksoi se “ata që kanë shumicën në Kuvend nuk e bllokojnë procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve”, pasi ky hap është i domosdoshëm për të kaluar më pas në krijimin e Qeverisë.“LVV nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë, prandaj po vazhdon maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit. Sot LVV bëri gafën e radhës, dhe kryesuesi shkeli rregulloren e Kuvendit, pasi ata që kanë shumicën në Kuvend nuk e bllokojnë konstituimin e Kuvendit te votimi i kryetarit dhe nënkryetarëve sepse nuk mund pastaj të kalojnë në hapin për krijimin e Qeverisë. Nuk mundet VV t’ua imponojë votimin për kryetar të Kuvendit nëse paraprakisht nuk i ka 61 vota te cilat do të duhej t’i arrinte me marrëveshje me ndonjë parti politike për qeverisje”, tha Haxhiu.

Ai gjithashtu kritikoi deklaratat e përfaqësuesve të LVV-së se mund të propozojnë nënkryetar Kuvendi dhe më pas të votojnë kundër, duke e quajtur këtë një “gafë të madhe”.Ish-deputeti i PDK-së theksoi se aktualisht në Kuvend nuk ka pozitë dhe opozitë, pasi askush nuk ka dëshmuar që i ka shumicën, dhe si rrjedhojë “nuk janë votat as për krijimin e Qeverisë.”

“Nga viti 2011 prej kur LVV është në Kuvend asnjëherë nuk e ka votuar kandidatin e pozitës për kryetar të Kuvendit, pse tani të tjerët duhet me ja votu kanditatin VV-së?“Herë këtë të enjte e herë në atë të enjte, o Albin boll na rrejte”- ky është hiti më i ri që i shkon për shtati kësaj situate të krijuar nga LVV-ja.

Ku janë votat që deklaronin se i kanë?”, përfundoi ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 543)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com