DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbrojtja e mjedisit, nevojë për mirëqenie të qytetarëve

22 Prill 2025
A A
Mbrojtja e mjedisit, nevojë për mirëqenie të qytetarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të konferencës “Ura të reja për një të ardhme të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, e organizuar nga The Balkan Forum, u mbajt një panel diskutimi me temën “Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”, ku janë trajtuar çështje kyçe që prekin rajonin dhe më gjerë, raporton Ekonomia Online.

Ekspertët dhe panelistët nga Ballkani theksuan sfidat dhe mundësitë për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Oljam Dervishi, ekspert i mjedisit nga Shqipëria, shtroi nevojën për të menaxhuar më mirë lumenjtë dhe burimet ujore në rajon, duke shtuar se problemi nuk është vetëm lokal, por rajonal.

Një tjetër çështje e diskutuar nga Dervishi ishte lidhja e zhvillimit ekonomik me degradimin e mjedisit. Ai nënvizoi se shpesh herë, bizneset dhe banorët e shohin legjislacionin ambiental si një pengesë për zhvillimin.

“Shpresoj të jetë çështje rajonale, pasi kemi vënë re degradimin e lumenjve dhe mbetjeve që po rrezikojnë mjedisin në të gjithë rajonin. Duhet t’i bëjmë ata të vetëdijshëm se zgjidhjet më të mira janë ato që vijnë nga një mentalitet që mendon për brezat e ardhshëm,” tha ai.

Dardan Abazi nga INDEP Kosova, gjithashtu e trajtoi çështjen e integrimit të politikave për mbrojtjen e mjedisit në agjendën kombëtare.

Ai ngriti alarmin për mungesën e kapaciteteve institucionale dhe faktin se shumë projekte të rëndësishme në Kosovë janë realizuar nga donatorë të jashtëm, pa lënë pas njohuri të qëndrueshme brenda institucioneve vendore.

“Mendoj se sfida e parë është ta bëjmë politikëbërësit dhe vendimmarrësit tanë të vetëdijshëm se mbrojtja e mjedisit është diçka që na nevojitet brenda vendit dhe duhet të jetë pjesë e çdo përpjekjeje ndërsektoriale për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve dhe për të përgatitur vendin për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, përpara se ta shohim si një standard që duhet përmbushur për të përfituar mjete financiare nga BE-ja apo për të kaluar një hap më tej drejt BE-së. Mendoj se kjo është një nga sfidat kryesore që kemi”, tha ai.

Një tjetër sfidë për mjedisin e Ballkanit Perëndimor u përmend nga Ivana Peneva nga Maqedonia e Veriut, e cila theksoi angazhimin e të rinjve dhe përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Tani kemi një lloj konsorciumi OJQ-sh që po punojnë me qeverinë për të zgjidhur çështjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, sidomos me përfshirjen e të rinjve,” tha Peneva.

Në Bosnje, situata është akoma më alarmante. Harun Varupa përmendi përmbytjet dhe ndotjen e ajrit si problemet më kritike.

“Mbi 90% e dëmeve klimatike janë nga përmbytjet. Ndërkohë, Sarajeva është prej mbi 10 vitesh në listën e qyteteve më të ndotura në botë,” deklaroi ai, duke kërkuar urgjentisht investime në burime të ripërtëritshme dhe zgjidhje afatgjata.

Hilda Hoti, trajnerja e përfshirë në këtë projekt, ka theksuar rëndësinë e edukimit mjedisor për të rinjtë dhe ka bërë thirrje për përfshirjen e këtyre temave në kurrikulat shkollore.

“Pjesëmarrësit kishin një interes të madh për këto çështje dhe mbetën të impresionuar nga informacioni dhe diskutimet që zhvilluan,” shtoi Hoti.

Nensi Lalaj, Drejtoreshë Ekzekutive e organizatës “Brigaid Connect”, ndau përvojën evropiane në ndërlidhjen mes kërkimit shkencor dhe zgjidhjeve konkrete në terren.

“Sfida janë kudo. Nuk është se në Spanjë kemi botën më të mirë. Por ajo që po përpiqemi të bëjmë është të mbështesim zgjidhje inovative, që të jenë të zbatueshme dhe të arrijnë te përdoruesi i fundit,” u shpreh Lalaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 567)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com