DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

37 foshnja të braktisura gjatë vitit të kaluar në Kosovë

22 Prill 2025
A A
37 foshnja të braktisura gjatë vitit të kaluar në Kosovë
Share on Facebook

Braktisja e foshnjave të porsalindura në spitale të Kosovës, është dukuri në rritje viteve të fundit. Nga janari e deri në prill të këtij viti, janë braktisur 5 fëmijë të porsalindur.

Të qarat e tyre dëgjohen në hyrje në Klinikën e Nonatologjisë në QKUK. Zërat e tyre të njomë i dëgjojnë të gjithë që janë aty, përveç prindërve të cilët i braktisën, sapo erdhën në jetë. Nga raportimi i Qendrave për Punë Sociale komunale të vendit, nga muaji janar deri në muajin prill 2025, rezulton të jenë braktisur 5 foshnje. Sipas QPS-ve, në të shumtën e rasteve, arsyet që kryesisht çojnë në braktisjen e fëmijëve, ka të bëjë me lindjen e fëmijëve jashtëmartesor, ku nënat e reja nuk gjejnë përkrahje nga familjet e tyre apo edhe nga partneri. Ndërsa, Luan Morina, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, i tha Radio Kosovës së aktualisht në klinikën e tyre i kanë dy foshnja të braktisura.

“Edhe këtë vit sikurse viteve të tjera kemi raste të braktisjes se foshnjave të porsalindura nga ana e prindërve të cilët janë deklaruar që fëmijët e tyre nuk i marrin dhe heqin dorë nga përkujdesja e foshnjës. Fenomeni i braktisjes së foshnjave, është mjaft shqetësues, sepse vite me radhë e kemi të pranishëm këtë fenomen të tillë të heqjes dorë nga përkujdesja prindërore. Aktualisht kemi dy foshnje të braktisura në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Ndërsa për sa i përket aspektit shëndetësor dhe rutinor për këto foshnje, përkujdesët stafi i klinikë”, ka thënë Morina.

Ndër arsyet kryesore që prindërit i braktisin fëmijët e tyre, sipas punëtores sociale në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK, Hafize Hamza-Geci, është gjendja e rëndë socio-ekonomike, shtatzënitë e pa dëshiruara si dhe mungesa e vullnetit të partnerit për të marrë përgjegjësi për një fëmijë jashtëmartesor ose pas ndarjes së një çifti.

“Prindërit biologjikë zakonisht i braktisin dhe i neglizhojnë fëmijët e tyre dhe i injorojnë totalisht nevojat e tyre themelore. Braktisja e foshnjave ndodh zakonisht te lidhjet jashtë martesore, ku baballarët i braktisin ende pa lindur fëmijët e tyre, kurse nënat pas lindjes”, ka thënë Geci.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga prindërit janë braktisur 37 foshnja, ku prej tyre 22 foshnje më ndihmën e Qendrave për Punë Sociale, kanë pasur bashkim familjar me njërin prindër të tyre biologjikë./RTK

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 529)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 807)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com