Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vonesave në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve, shkruan Ekonomia Online.
Në një postim publik, ai theksoi se kanë kaluar 73 ditë nga zgjedhjet dhe 27 ditë pa mandat qeverisës, ndërsa ende nuk ka institucione legjitime e demokratike.
Krasniqi fajësoi “bllokuesit” për situatën e krijuar, duke paralajmëruar për pasoja të mëdha për shtetin dhe qytetarët. Ai e cilësoi situatën si një “pengmarrje institucionale” dhe shprehu keqardhje për zhvillimet aktuale në vend.