Gazetarët dhe kameramanët e medieve vendore kanë lënë mikrofonët dhe kamerat në tokë, të mërkurën, në momentin kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po largohej nga Kuvendi i Kosovës për t’u nisur drejt ndërtesës së Qeverisë, shkruan Ekonomia Online.
Kjo formë simbolike e protestës vjen si shenjë pakënaqësie për mungesën e transparencës dhe shmangien e Kurtit nga llogaridhënia publike.
Juristja për media, Flutura Kusari, e përshëndeti reagimin, duke deklaruar: “S’ka më gazetarë të Kosovës. Reagim me vend i gazetarëve për të shprehur pakënaqësinë me mungesën e thellë të transparencës.”