DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bislimi mirëpriti ministren për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre theksoi rëndësinë e avancimit të Kosovës

23 Prill 2025
A A
Bislimi mirëpriti ministren për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre theksoi rëndësinë e avancimit të Kosovës
Share on Facebook

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ditën e sotme ministren për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre. Ministrja shoqërohej edhe nga ambasadori për Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, dhe Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane, Jonas Bering Liisberg.

Zëvendëskryeministri e falënderoi Danimarkën për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare e rrugëtimin tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe drejt integrimit evropian.

Ai theksoi rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, gjersa vendi ynë ka aplikuar për anëtarësim në dhjetorin e vitit 2022 dhe në katër vjeçarin e fundit ka shënuar progres në zbatimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Gjithashtu foli rreth progresit demokratik që ka njohur vendi të dëshmuar edhe nga matjet e indekseve ndërkombëtare në rritje ekonomike, luftën kundër korrupsionit, sundim të ligjit, liri të shprehjes. Veçoi sektorin e teknologjisë së informacionit si fushë me potencial të madh të Kosovës, me këtë sektor që prin në terma të përqindjes në rritje të eksporteve të shërbimeve në TI, teksa nënvizoi edhe se përgjatë këtij mandati kemi dyfishuar investimet e huaja direkte.

Diskutuan dhe rreth situatës gjeopolitike në Evropë dhe aktualitetit në vend dhe rajon, gjersa zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi angazhimin, përkushtimin e vazhdueshëm dhe orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO dhe Këshillin e Evropës.

Danimarka do të marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti duke pasuar presidencën aktuale të Polonisë. Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ngushtë dhe thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 649)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (331)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com