DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025” në Vrellë​

24 Prill 2025
A A
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025” në Vrellë​
Share on Facebook

Sot, më 24 prill 2025, në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, Sllatinë, u realizua ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”. Ky aktivitet kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte emergjente.

Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike dhe teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke testuar aftësitë dhe koordinimin në kushte operacionale.

“Gjatë ushtrimit, u testuan edhe komponentët kyç të reagimit, si ndërveprueshmëria, bashkëpunimi, koordinimi, komunikimi, komanda dhe kontrolli, u testuan gjatë këtij ushtrimi“, thuhet n​ë njoftim.

“Pjesëmarrësit në këtë ushtrim, nga të gjitha nivelet e strukturave, treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe disipline, ashtu siç pritet nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

 

Kjo ka dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes për situata emergjente. Ky ushtrim u përcoll nga afër nga drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me stafin e lartë menaxhues, si dhe përfaqësues nga institucione vendore e ndërkombëtare”.

Tutje, bëhet e ditur se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për pjesëmarrësit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij aktiviteti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 531)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 841)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com