DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Reuters raporton për dështimin e VV-së në Kuvend: Kurti i quante opozitën ‘kafshë’ dhe ‘hajna’

25 Prill 2025
A A
Reuters raporton për dështimin e VV-së në Kuvend: Kurti i quante opozitën ‘kafshë’ dhe ‘hajna’
Share on Facebook

Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” ka raportuar për ngërçin politik të krijuar në Kosovë, pasi Albulena Haxhiu dështoi të votohet për kryeparlamentare për të katërten herë, gjë që ka zgjatur edhe më tej krizën e cila pengon edhe formimin e Qeverisë së re, më shumë se dy muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve.

Qysh në fillim të raportimit, përmendet se Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje i quajti opozitën “kafshë” dhe “hajdutë”.

“Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas një fushate të ashpër në të cilën kryeministri në largim, Albin Kurti e quajti opozitën “kafshë” dhe “hajdutë”, partia e tij Vetëvendosje doli e para, por nuk siguroi një shumicë të plotë” – thuhet në artikull.

Tutje, theksohen deklaratat e opozitës, të cilat kanë thënë se nuk do të hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen, e që edhe e fajësojnë pikërisht Kurtin që ka eskaluar tensionet në veri të vendit, që penguan shanset e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE dhe nxitën sanksione nga blloku.

“Reuters” raporton se kjo situatë politike mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme më vonë këtë vit, nëse nuk formohet Qeveria.

“E nominuara e Kurtit pëer kryeparlamentare, ministrja e Drejtësisë në largim, Albulena Haxhiu mori 57 vota të premten, të pandryshuara nga votimi i kaluar dhe më pak se sa 61 ulëset e nevojshme. Parlamenti duhet të mblidhet sërish në 48 orë për të mbajtur një tjetër votim. Partitë opozitare i kanë kërkuar Kurtit që ta ndryshojë kandidatin, nëse dëshiron përkrahjen e tyre”.

Mes tjerash citohet edhe deklarata e Albulena Haxhiut: “Nuk ka vullnet nga partitë politike për ta konstituuar Kuvendin”.

Theksojmë se Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që t’i thërrasë në një takim liderët e partive politike.

“Në këtë kontekst, KDI beson se është koha që Presidentja e vendit të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar zgjidhje të mundshme. Kushtetuta e ngarkon atë me detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe në një situatë si kjo – ku institucioni më i lartë përfaqësues është i bllokuar – angazhimi i saj politik dhe institucional është i justifikuar por edhe i domosdoshëm” – thuhej në një komunikatë.

Në një deklaratë dhënë Nacionales, Bekim Kupina, këshilltar për media në presidencë, ka theksuar se presidentja Osmani veçse e ka ofruar këtë mundësi, nëse ka nevojë.

“Presidentja Osmani tashmë ka ofruar gatishmëri të plotë për konsultime me liderët e partive, kurdo që ata e shohin të nevojshme. Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës z.Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme” – ka thënë ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 532)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 853)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com