DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Magazinë armësh në Kaçanik – Policia zbulon arsenalin e Agim Belës

25 Prill 2025
A A
Gruaja në Podujevë në gjendje të rënduar tenton të ngulfasë katër fëmijët e saj
Share on Facebook

Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh është zbuluar mëngjesin e sotëm në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik, gjatë një operacioni të ndërmarrë nga Njësia e Hetimeve e DKKO Prishtinë, në bashkëpunim me njësitë e specializuara operative (NJSO).

Rreth orës 06:30 të mëngjesit të 25 prillit, gjatë kontrollit të personit të dyshuar Agim Bela (rreth 51-vjeçar), janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme, prej të cilave një pjesë pa leje të vlefshme.

Sipas informatave të Sinjalit, te Bela janë gjetur:

• 3 pushkë gjuetie (dy me leje, një me dylbi)

• 1 pistoletë 9 mm

• 1 pushkë ajrore 4.5 mm

• 450 fishekë të llojeve të ndryshme, nga të cilët të paktën disa janë pa leje

• 27 thika me përmasa të ndryshme

• Dylbi nate dhe dylbi zmadhues pa numër serie

• Dron-Mini dhe pajisje për pastrim armësh

Arsenali është konfiskuar nga Policia, ndërsa me autorizimin e Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Agim Bela është intervistuar në prani të avokatit personal, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ngritur shqetësime për qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të verifikuar burimin, përdorimin e mundshëm dhe ndërlidhjet e personit me çështje të tjera të sigurisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 532)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 853)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com