DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

27 Prill 2025
A A
Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017
Share on Facebook

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë me një rrugetim të gjatë të Petrit Kozelit ne Vatikan dhe nderimet te shumta.

I emigruar në Itali rreth 34 vite me pare, Petrit Kozeli fotograf I kthyer ne kepucar, zgjedh kete forme per te komunikuar me papa françeskun, e shoqeruar me nje leter qe percillte mesazhin e kepuceve dhe qe u pasua nga nje falenderim nga ati I shenjte. Kozeli rrefeu momentet e ndjera per Abc News, ne kuader te ceremonies mortore te Papa Françeskut.

“Mesazhi që Papa lëshonte çdo ditë për paqe në botë më beri të frymëzohem dhe këpucët me flamurin shqiptar t’ja bëj dhuratë Papa Françeskut. Qëllimi i këtyre kepuceve ishte popujt te bashkuar drejt paqes. Tre muaj pasi I dergova leter sekretarit te papes, me erdhi letra e falenderimit e papes.”

Kjo eshte pikenisja e nje marredhenie te ngushte me Vatikanin. Duke iu rikthyer profesionit te vjeter te fotografit per nje media te selise se shenjte, Kozeli behet pjese e nje delegacion te perzgjedhur prej 10 personash qe ne vitin 2017 takuan atin e shenjte.

“I afrohem Papës, ai më zgjat dorën, dhe në atë moment më mblidhen mendimet dhe i drejtohem: Ati i Shenjtë, nëpërmjet jush unë falenderoj Kishën Katolike që më njohën me zotin të panjohur për faj të regjimit ateist në Shqipëri. Ai në ato momente eksplodon nga gëzimi dhe më thotë kjo është një nga dëshmitë më të bukura që kam dëgjuar.”

Pas këtij takimi, Petrit Kozeli nderohet me titullin e lartë të komandantit të Vatikanit, nder te shumtet tituj qe mban qofte nga Italia apo Shqipëria, por që e ben te ndihet krenar.

Nje sekretar i Papa Françeskut e ka vizituar Kozelin e tij tre here ne shtepine e tij ne Mantova ne kuader te festimeve te Pashkes, me nje detyre te rendesishme.

“Ka ardhur dy herë për Pashkët, një herë për Krishtlindje në shtëpinë time me detyrë që të më sillte dhuratën e Papës. Dhurata ishte një rruzare e argjendtë me kryq dhe një kartolinë personale me fjalë për Krishtin”

Petrit Kozel shpreh se do e kujtoj Papa Françeskun për tejçimin e mesazhit të paqes, shpirtin e tij të dhembshurinë, dhe modestinë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 727)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (331)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com