DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokurori special konfirmon se Gjykata Themelore ka lëshuar urdhërarrest ndaj Radojiçiq dhe 19 serbëve tjerë

28 Prill 2025
A A
Nëna e një polici në Beograd humb jetën nga aksidenti i shkaktuar nga sigurimi i terroristit Milan Radoiçiq
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin dhe 19 serbë të tjerë, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit është bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Po, mund të konfirmoj se Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë për lëshimin e urdhërarrestit, dhe Gjykata e ka aprovuar këtë kërkesë për personat për të cilët keni pyetur,” deklaroi Kozmaqi.

Ndërkohë, Prokurori Special Ilir Morina tha për Betimi për Drejtësi se të dyshuarit ngarkohen me përgjegjësi për vrasjen e rreth 106 civilëve shqiptarë në Gjakovë gjatë periudhës së luftës.

Ndaj Milan Radoiçiqit rëndojnë edhe akuza të tjera të rënda, përfshirë organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, një akt për të cilin ai ka pranuar përgjegjësinë. Në lidhje me këtë rast, Gjykata ka lëshuar edhe letërarrest ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së Radoiçiqit dhe të të pandehurve të tjerë gjatë procedurës gjyqësore.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 11 shtator 2024, kishte ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin në Banjskë. Të akuzuarit ngarkohen se, duke përdorur armë të rënda dhe dhunë të organizuar, synuan shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës për ta bashkuar me Serbinë. Si pasojë e këtij sulmi, u vra polici Afrim Bunjaku dhe u rrezikua jeta e shumë zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Në aktakuzë përfshihet edhe një subjekt juridik, kompania “RAD D.O.O”, ndërsa Milan Radoiçiq prin listën e të akuzuarve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 533)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 909)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com