DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiq kërcënon studentët: Në momentin e duhur, do të reagojmë

28 Prill 2025
A A
Kosova dhe Bosnja në fokus të bisedës mes Vuçiq dhe Rutte
Share on Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh sot se vendi do të zgjedhë momentin e duhur për të reaguar ndaj bllokadave, të cilat ai i quajti dhunë dhe bullizëm.

Gjatë një deklarate për mediat në Çaçak, Vuçiq theksoi se çdo bllokadë është një akt dhune dhe se çdo përpjekje për të shkatërruar vendin duhet të dënohet. Ai bëri të ditur se protestat e studentëve, të cilat filluan në nëntor të vitit të kaluar pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, kanë shkatërruar ekonominë për muaj të tërë.

“Është e rëndësishme që njerëzit ta shohin këtë dhe ta dënojnë çdo ditë e më shumë. Ata e shkatërruan vendin tonë për gjashtë muaj”, u deklarua Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu komentoi kërkesat për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke theksuar se deri tani nuk është paraqitur asnjë kërkesë formale për to. Ai e cilësoi këtë një periudhë të vështirë për studentët, por besoi se idealet e tyre janë të sinqerta, megjithatë shprehu shqetësimin për mungesën e një kërkese zyrtare për ndihmë.

“Do të vijë një moment kur nuk do të mund të tolerojmë më dhunën dhe atëherë do të jetë fundi,” u shpreh Vuçiq.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 533)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 909)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com