DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova urdhëron arrestimin e Radoiçiqit dhe 19 serbëve të dyshuar për vrasjen e 106 civilëve në Gjakovë

28 Prill 2025
A A
Kosova urdhëron arrestimin e Radoiçiqit dhe 19 serbëve të dyshuar për vrasjen e 106 civilëve në Gjakovë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka lëshuar urdhërarrest ndaj terroristit Milan Radoiçiq dhe 19 serbëve të tjerë të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999.

Vendimi i gjykatës, në të cilin urdhërohet shoqërimi me forcë i menjëhershëm i të pandehurve është marrë më 15 prill 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 27 mars 2025.

Sipas vendimit të cilin e ka siguruar Klan Kosova, të njëjtit akuzohen se në periudhën 7-10 maj 1999, në vendin e njohur si “Ura e Taliqit” në Gjakovë, pjesëtarë të forcave ushtarake dhe policore serbe, ndër ta edhe të pandehurit, kanë hyrë shtëpi për shtëpi, duke i nxjerrë me forcë dhe kanosje civilët shqiptarë.

Ata dyshohet se ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas ekzekutuan 106 civilë shqiptarë.

Trupat e viktimave janë gjetur pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

Në arsyetim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më datë 18.03.2025 ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa urdhërarresti bazohet në dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile, të sanksionuara fillimisht me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë dhe aktualisht të paraparë me nenin 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në mesin e të urdhëruarve për arrestim janë edhe emra si Milovan Kovaçeviq, Radomir Çoliq, Milos Gjosan, Predrag Ristiq, Srdan Krstiq dhe të tjerë.

KATEGORITË

  • Botë (1 035)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 248)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (64)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com