Presidenti amerikan, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill, kanë mirëpritur Donald Trumpin dhe Melania në Shtëpinë e Bardhë.
Ata do të pinë çaj përpara se të nisen për në Kapitol, shkruan BBC.
Ndryshe, sot Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disa muaj pasi ai u bë personi i dytë në histori që fiton një mandat jo të njëpasnjëshëm në Shtëpinë e Bardhë.
Trump mundi Kamala Harris në zgjedhjet e nëntorit, duke përfunduar një rikthim historik politik katër vjet pasi humbi ndaj Joe Biden. Trump shërbeu si president në vitet 2017-2021, shkruan CNN.