DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nesër do të bëhet shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar që u gjet dje në Kaçanik, Policia del me njoftim për qytetarët

29 Prill 2025
A A
Nesër do të bëhet shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar që u gjet dje në Kaçanik, Policia del me njoftim për qytetarët
Share on Facebook

Policia në Ferizaj ka njoftuar se nesër nga ora 09:00 deri në 13:00 do të bëhet shpërthimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar të pashpërthyer që u gjet dje në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

“Më datë 28.04.2025, rreth orës 14:40, në fshatin Stagovë tė Kaçanikut, në lagjen “Teneqja” është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dalë FSK dhe Njësia e Deminimit nga KFOR-i, të cilët kanë kryer inspektimin dhe kanë rekomanduar në marrjen e masa si në vijim: Më datë 30.04.2025 (e mërkurë), në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 13:00, do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes, i dyshuar si i luftës së dytë botërore”

Masat që duhet të respektohen:

– Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes.

– Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.

Banorët e lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:

– Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.

– Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.

– Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.

– Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.

“Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit. Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në respektimin e këtyre masave për sigurinë tuaj dhe të të gjithëve. Policia Rajonale e Ferizajt do të bëjë njoftimin me kohë menjeherë pas perfundimit të operacionit.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 534)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 939)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com