DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mungon prokurori i shtetit, shtyhet sërish seanca ndaj dy të akuzuarve për huliganizëm në protestën e 2015-ës

29 Prill 2025
A A
Prokurori kërkon të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Agim Çeku përmend se u vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione
Share on Facebook

Në mungesë të prokurorit të shtetit, ka dështuar të mbahet seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku po akuzohen për huliganizëm Veron Hasani dhe Valmir Osmanaj.

Gjyqtari i rastit, Adnan Kamberi konstatoi se ka prova që prokurori i shtetit është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, të pranishëm ishin dy të akuzuarit Hasani dhe Osmanaj.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjyqtari Kamberi e shtyu për një datë tjetër.

Seanca e 27 janarit 2025 dështoi në mungesë të dy të akuzuarve. Edhe seanca e 25 marsit 2025, dështoi në mungesë të të akuzuarit Valmir Osmanaj dhe prokurorit të shtetit.

Ndryshe, pjesë e aktakuzës në këtë rast është edhe Egzon Azemi, mirëpo në seancën e 17 dhjetorit 2024 u bë e ditur se ndaj tij është parashkruar vepra penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 14 korrik 2016, të pandehurit Veron Hasani dhe Valmir Osmanaj, akuzohen se më 12 tetor 2015, gjatë protestës së Vetëvendosjes, me veprime të dhunshme, huligane, kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë dhe objektit të stacionit policor Qendra, duke thyer kështu xhama dhe dëmtuar muret e këtij objekti, duke shkaktuar dëme e pasoja të rënda.

Për këto veprime, të akuzuarit Hasani dhe Osmanaj po ngarkohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” nga neni 412, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në pikën dy të kësaj aktakuze, ish-asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, akuzohet se më 12 tetor 2015, gjatë protestës së Vetëvendosjes, me dashje dhe me veprime të dhunshme, huligane, ka hedhur mjete të forta- gurë, kuba të betonit, në drejtim të veturave zyrtare, duke dëmtuar veturën zyrtare e parkuar para objektit të Këshillit Prokurorial.

Për këto veprime, Azemi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 534)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 944)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com