Bashkimi Evropian duhet të diskutojë më intensivisht zgjerimin e BE-së me vendet e tjera, deklaroi sot ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvorak, sipas të cilit, në dritën e situatës aktuale gjeopolitike, ardhja e anëtarëve të rinj do të forconte sigurinë dhe konkurrueshmërinë e BE-së.
Dje në Pragë, Dvorak pati një takim me komisioneren evropiane për Zgjerimin, sllovenen Marta Kos.
Sipas Kos, procesi i zgjerimit është në një fazë të re, pasi nuk është përballur kurrë më parë me “forca përçarëse që duan që Evropa të dështojë”.
Vendet kandidate janë Ukraina, Moldavia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Turqia dhe Gjeorgjia, raporton Atsh, .
“Zgjerimi i BE-së është një sfidë e madhe dhe në të njëjtën kohë një mundësi që mund të ketë një ndikim vendimtar në të ardhmen e kontinentit evropian në tërësi. Sot, kjo temë është përsëri dhe me të drejtë në qendër të debatit”, shpjegoi ministri çek.
Më 1 maj, Republika Çeke do të festojë 21-vjetorin e anëtarësimit të saj në BE.