Presidenti i Serbisë,AleksandarVuçiq, edhe një herë zgjodhi të matë suksesin e tij duke e krahasuar me periudhat më të errëta të historisë moderne të vendit. Gjatë vizitës së tij në punimet e tunelit “Irshkivenac”, pjesë e korridorit Novi Sad –Ruma, ai tha se deri më 28 qershor – Dita eVidovdanit– do të festojë faktin që Serbia ka ndërtuar më shumë kilometra rrugësh se në kohën eTitos,Millosheviqitdhe qeverive pas vitit 2000.
“Edhe në kohën eMillosheviqit, u ndërtua – dhe kemi kaluar edhe atë periudhë.” thaVuçiqme krenari, si të ishte arritje krahasimi me një lider autoritar që solli izolim ndërkombëtar, luftëra dhe kolaps ekonomik me fund të viteve ’90.
Gjatë asaj ngjarje,Vuçiqgoditi në mënyrë të ashpërprotestuesit dhe studentetqë prej muajsh kundërshtojnë politikat e tij. “Bllokuesit po kryejnë krim ndaj ekonomisë, shembjet po bien, dhe ata janë përgjegjës”, tha ai, duke i cilësuar protestat qytetare si akte të qëllimshme dëmtimi. Kur një president krenar përmend me admirim periudhën eMillosheviqitsi pikë krahasimi – për suksesin e tij, nuk është për t’u habitur që e sheh protestën si kërcënim dhe jo si pjesë e shëndetshme e demokracisë. Me këto deklarataVuçiqpo e konfirmon vet se nuk po ndërton një Serbi moderne – ai po rindërton retorikën e së kaluarës. Në vend që të dëgjojë zërin e studentëve dhe qytetarëve të pakënaqur, ai ietiketinsi “kriminelë” dhe mohon çdo përgjegjësi për tensionin social që po përshkallëzohet. Sa më shumë e lavdëron të kaluarën e errët, aq më shumë vërteton se ka mbetur peng i saj.