Një incident ndodhi sot rreth orës 10:00 në oborrin e QKUK-së, ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.
Automjeti i tij ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe njësiti për deminimin e mjeteve shpërthyese nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për Ekonomia Online se nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha ajo.
